← Shfleto

Daut Vezi

Doktor i shkencave të natyrës – kimisë

Lindi në qershor të vitit 1947 në Tiranë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës –Dega Kimi Industriale i kreu në Tiranë më 1969. Ka doktoruar në Paris në qershor të vitit 1996 me temën: ” EDUKIMI DHE KËRKIMI MBI METODAT SPEKTROMETRIKE TË ANALIZAVE “(fr). Dr. Daut Vezi punoi si inxhinier në Fushë Krujë, më 1971 u zgjodh asistent në Fakultetin e Shkencave të Natyrës - Dega Kimi në Tiranë, mandej këshilltar në Albakontrol në Durrës dhe pedagog në Universitetin e Tiranës së fundi mori titullin “ Docent” më 1996. Dr. Daut Vezi ka 7 punime profesionale, 3 punime shkencore, 3 tekste universitare dhe ka marrë pjesë në konferenca shkencore në vend. Është anëtar i Shoqatës së Kimistëve të Tiranës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.