← Shfleto

Daut Bislimi

Doktor i shkencave të historisë

Lindi në tetor të vitit 1947 në Verban të Vitisë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen e filloi në Gjilan dhe e kreu në Beograd. Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë e kreu në Prishtinë më 1968. Po në këtë fakultet i mbaroi edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në dhjetor të vitit 1978 me temën: ”ZHVILLIMI I HISTORIOGRAFISË SË KOSOVËS”. Mr. Daut Bislimi doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në janar të vitit 1996 me temën: ” FORMACIONET USHTARAKE NË KOSOVË PREJ 1941-1945”. Dr. Daut Bislimi në fillim punoi në Arkivin Komunal të Vitisë në Sektorin e Historisë, kurse prej vitit 1971 kaloi me punë në Bibliotekën e Institutit Albanologjik në Prishtinë, mandej po në këtë institut punoi si hulumtues i pavarur në Sektorin e historisë, ku ende punon. Ka të botuara 25 punime shkencore nga lëmi i historiografisë. Ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore në Kosovë dhe jashtë saj.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.