Dashamir Bërxulli
Magjistër i shkencave të psikologjisë
Lindi në dhjetor të vitit 1976 në Durrës. Shkollën fillore e kreu në Shijak, kurse të mesmen (gjimnazin) në Tiranë. Fakultetin e Psikologjisë e kreu në “Neofit Rilski” në Blagoevgrad të Bullgarisë në vitin 2000, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 2000 me temën: ”IDENTITETI, BËRTHAMA PSIKOLOGJIKE E ADOLESHENCËS”(bu). Mr. Dashamir Bërxulli punon në Fakultetin Filozofik-Dega e Psikologjisë në Prishtinë, ku është zgjedhur asistent i lëndës psikologji komuniteti, ka të botuara 3 punime profesionale, 2 punime shkencore, 2 tekste për shkolla të mesme si koautor. Mr. D. Bërxulli tash ligjëron lëndën e Psikologjisë në Departamentin e Psikologjisë në Fakultetin Filozofik të Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.