Dalip Zavalani
Doktor i shkencave të bujqësisë
Lindi më 1901 në Manastir në familjen e atdhetarit Fehmi Zavalanit. Shkollën fillore e nisi në Manastir e vazhdoi në Selanik dhe e kreu në Stamboll. Studimet e larta i bëri në Bon e Berlin ku i kreu më 1929 e mandej doktoroi në maj të vitit 1937 në Universitetin “Friederich Wilhelms” të Berlinit me temën:” GJENDJA BUJQËSORE E SHQIPËRISË”(gje). Dr. Dalip Zavalani në tezen e tij paraqiti shkaqet e prapambetjes bujqësore në Shqipëri. Pas pushtimit italian (1939) Dalipi u largua nga atdheu, shkoi në Selanik, pastaj në Turqi, Palestinë dhe Egjipt. Pas çlirimit të Shqipërisë Dr. D. Zavalani iu përgjigj thirrjes që bëri Shteti Shqiptar intelektualëve të mërguar për t'u kthyer në atdhe. Dalipi u kthye nga Aleksandria për në Dubrovnik në maj të vitit 1946, në pritje për të hyrë në Shqipëri në rrugë tokësore u zhduk në Jugosllavi (për të nuk u dit kurrë se ku mbeti).
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.