← Shfleto

Çerçiz Durmishi

Doktor i shkencave të gjeologjisë – sedimentolog

Lindi në qershor të vitit 1953 në Kukës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, e kreu Shkollën Teknike për Gjeologji e Miniera në Prrenjas. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1977, kurse në vitin 1983 e mbrojti disertacionin në E.M.S.G Nancy-Francë, me temën: ”ANALIZA SENDIMENTOLOGJIKE DHE VARGORE TË QYMYRIT NË TEPELENË-SHQIPËRI”. Dr. Çerçiz Durmishi së pari punoi si inxh.gjeolog në Minierën e Qymyrit në Memaliaj, mandej pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës, zv/dejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Gjeologjik të Shqipërisë. Specializoi 3 vjet në Nancy (Francë). Është bashkautor i disa tekste universitare, kryesisht është marrë me sedimentologji. Ka të botuar 11 artikuj shkencor dhe ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.