← Shfleto

Çaush Xhufi

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në gusht të vitit 1950 në Progonat të Tepelenës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Tepelenë. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave në Tiranë më 1973. Aty edhe doktoroi më 1990 me temën:” INTERPRETIMI I TË DHËNAVE SIZMIKE PËR NDËRTIMIN STRUKTUROR NË BREZIN E KURVELESHIT DHE PROBLEMATIKA QË LIDHET ME TË”. Dr. Çaush Xhufi në fillim punoi si inxh. gjeofizike në ekspeditën Sizmo-gravimetrike të Fierit, mandej në Institutin e Naftës e të Gazit të Fierit, në firmen amerikane të naftës Chevran-Albania. Ka marrë pjesë në 19 punime gjeolo-gjeofizike. Rezultatet i ka paraqitur në 10 artikuj shkencor dhe në referate. Mban “Urdhër Pune” kl. III. si dhe “Urdhër për punë të shquar në miniera-gjeologji”.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.