Çaçi Munguli
Doktor i shkencave të veterinarisë
Lindi në nëntor të vitit 1940 në Nivicë të Delvinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, shkollën e mesme dhe Fakultetin e Veterinës e kreu në Institutin e Lartë Bujqësor të Tiranës më 1967. Ishte kryeveterinar, bashkëpunëtor shkencor në Katedrën e Anatomisë dhe pedagog në Katedrën e Sëmundjeve Joinfektive (1975-1997) në ILB të Tiranës, ku mori gradën “Kandidat i shkencave” (1984) më vonë “Docent” (1988) dhe “Asistent profesor” më 1997. Specializoi në Universitetin “Aristoteli” të Selanikut dhe ka marrë pjesë në Kongresin që u mbajt në Selanik më 1996. Dr. Çaçi Munguli ka të botuara tri vepra shkencore për sëmundjet e gjedhit, si dhe është bashkautor në disa tekste për shkolla të mesme. Ka të botuar disa artikuj shkencor në buletinet shkencore të bujqësisë. Është pjesëmarrës në sesione shkencore në vend dhe jashtë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.