← Shfleto

Burhan Çelo

Doktor i shkencave të bujqësisë – fitopatologjisë

Lindi më 1928 në Gjirokastër. Mësimet fillestare dhe të mesmet i bëri në vendlindje. Studimet e larta i bëri në Harkovë (Rusi), mandej bëri aspiraturën në Akademinë Bujqësore “Timirjazev” të Moskës ku e mori gradën shkencor “Kandidat i Shkencave të Fitopatologjisë”. Dr. Burhan Çelo së pari punoi në Institutin e Kërkimeve Bujqësore në Lushnje dhe u bë pedagog në Institutin e Lartë Bujqësor të Kamzës. Ishte themelues i Katedres së Mbrojtjes së Bimëve dhe degës së Mbrojtjes së Bimëve në këtë institut. Dr. B.Çelo botoi shumë tekste e referenca shkencore dhe dha kontribut të çmuar në Mbrojtjen e Bimëve. Tek ai janë doktoruar ca kandidatë specialist të Fitopatologjisë. Dr. B.Çelo është pjesëmarrës i LNÇ-së dhe ka dy laurata të “Trimërisë dhe Çlirimit”. Vdiq në Tiranë më 2000.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.