Burbuqe Rushiti
Magjistër e shkencave të filologjisë
Lindi në mars të vitit 1961 në Prishtinë. Shkollën fillore të mesmen dhe Fakultetin Filozofik Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në vendlindje më 1984. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1997 me temën: ”NINULLAT POPULLORE”. Mr. Burbuqe Rushiti punoi si gazetare në Radio Prishtinë ku ende punon. Ka të botuara 5 punime profesionale dhe 2 vepra të tjera.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.