← Shfleto

Bujar Shita

Doktor i shkencave të natyrës – matematikës

Lindi në maj të vitit 1959 në Mitrovicë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin Matematikor) e kreu në Prishtinë. Fakultetin e SHMN-Dega e Matematikës e kreu në Prishtinë më 1981. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN të Prishtinës, dhe magjistroi në mars të vitit 1985 me temën: ”STUDIMI I RRAFSHEVE TË PROJEKTUARA TË RENDIT TË 15 ME APLIKIMIN E KOMPJUTERËVE“. Mr. Bujar Shita doktoroi në të njëjtin fakultet të Prishtinës në qershor të vitit 1990 me temën:”KLASIFIKIMI I DY RRAFSHEVE ME KOLINEACIONE TË RENDEVE TË VOGLA”. Dr. Bujar Shita punoi në Qendrën Llogaritare të Termocentralit “Kosova “ A të Obiliqit, prej ku doli në mërgim për në Frankfurt të Gjermanisë. Tash është ligjërues në Fakultetin e Matematikës në këtë qytet.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.