← Shfleto

Budim Berisha

Magjistër i artit – figurativ

Lindi më 1943 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Akademinë e Arteve Figurative e kreu në Beograd më 1970. Ku i bëri edhe studimet pasuniversitare në të njëjtën akademi, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1976 me temë të lirë. Mr. Budim Berisha gjithë kohën ka punuar si prof. i artit figurativ në Prizren. Mr. B. Berisha ka organizuar ekspozita personale që nga viti 1966 e deri me 1976, si në Kosovë edhe në ish Jugosllavi, ka marrë pjesë edhe në disa ekspozita kolektive në Kosovë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.