← Shfleto

Blerim Kamberi

Doktor i shkencave të mjekësisë – stomatologjisë

Lindi në korrik të vitit 1963 në Gjilan. Shkollën fillore e nisi në vendlindje kurse e kreu në Prishtinë ku e kreu edhe shkollën e mesme. Fakultetin e Mjekësisë Dega e Stomatologjisë e kreu në Prishtinë më 1988. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në mars të vitit 2000 me temën: ”TRETMANI I DHËMBËVE ME NDRYSHIME PERIOAPIKALE NË NJË SEANCË”. Mr. Blerim Kamberi doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 2005 me temën: ”IDENTIFIKIMI I METALEVE TË RËNDA NË STRUKTURAT E FORTA TË DHËMBIT”. Dr. Blerim Kamberi punën e filloi si mjek i dhëmbëve në Klinikën e dhëmbëve të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës së pari si asistent, mandej si docent. Është drejtor ekzekutiv i Qendrës Klinike të Stomatologjisë të Prishtinës dhe drejtor i Drejtoratit për Stomatologji në Ministrinë e Shëndetësisë të Kosovës në Prishtinë. Ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore ndërkombëtare dhe të botuara 7 punime shkencore dhe 25 punime profesionale si autor-koautor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.