Blerim Grubi
Magjistër i Artit – Muzikes (Viola)
Lindi në mars të vitit 1965 në Shkup. Shkollimin fillor, Shkollën e Muzikës dhe Fakultetin e Arteve Dega e Muzikës i kreu në Shkup më 1969. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Muzikës në Shkup ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1999 me temën – koncertin “ BELA BARTOK” (ma). Mr. Blerim Grubi filloi të punojë në Filharmoninë e Maqedonisë si udhëheqës i grupit të Violave, mandej filloi të punojë në Fakultetin e Arteve – Dega e Muzikës në Prishtinë së pari si ligjërues i Violes e mandej si prof. i asociuar në Fakultetin e Muzikës në Prishtinë. Mr. B. Grubi është bashkëautor i Plan-programit të Muzikës në Prishtinë ku edhe punon.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.