← Shfleto

Blerim Çela

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në prill të vitit 1944 në Korçë. Mësimet e para dhe shkollën e mesme i kreu në vendlindje. Studimet i kreu në Fakultetin Ekonomik-Dega Financë Kontabilitet në Tiranë më 1969. Doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Tiranës më 19--?. Dr. Blerim Çela ishte shef llogarie në Kantierin e Bonifikimit të Thumanit më 1970, mandej kryetar i Degës së Financës në Fabrikën e Çimentos të Fushë-Krujës, në Ndërmarrjen e Ndërtimit të Hidrocentralit të Komonit, inspektor i Financave në Ministrinë e Ndërtimit drejtor i financave në Ministrinë e Ndërtimit dhe drejtor i Departamentit të Financave të PDSH. Dr. B. Çela është autor i monografive, i kumtesave dhe i artikujve shkencorë në shtypin e vendit dhe të të huajit. Ka qenë sekretar i Komisionit për Ekonomi dhe Financa të vendit.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.