Blerim Baruti
Doktor i shkencave – kimisë inxhinjerike
Lindi në gusht të vitit 1960 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Xehetarisë dhe të Metalurgjisë i kreu në Mitrovicë më 1986. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Inxhinjerisë kimike të Zagrebit, kurse doktoroi në FSHMN të Tiranës në maj të vitit 1997 me temën: “TRAJTIMI ELEKTROKIMIK I TRETËSIRAVE SHUMË TË HOLLUARA ARGJENDMBROJTËS“. Dr. Blerim Baruti së pari filloi punën si prof. i lëndëve profesionale në Shkollën Teknike të Mitrovicës, ku ka qenë edhe drejtor i asaj shkolle. Krahas kësaj ka qenë edhe bashkëpunëtor-asistent i lëndës Kimia e përgjithshme dhe Inorganike në Fakultetin e Xehetarisë dhe të Metalurgjisë të Mitrovicës, ku tash është docent i këtyre lëndëve në këtë fakultet. Prej vitit 1993 është anëtar i Shoqatës së Kimistëve Shqiptarë si dhe anëtar i asociacionit (B.EN.A) me seli në Selanik. Dr. B. Baruti i ka të botuara 4 punime profesionale.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.