Bislim Aliu
Magjistër i artit figurativ
Lindi më 1946 në Besianë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Arteve-Drejtimin e Pikturës e kreu në Prishtinë më 1979. Studimet pasuniversitare i kreu në Fakultetin e Arteve në Beograd në dhjetor të vitit 1982 me temë të lirë. Mr. Bislim Aliu së pari punoi si prof. i artit figurativ në Podujevë mandej si prof në Akademinë e Arteve në Prishtinë. Mr. B. Aliu ka organizuar 9 ekspozita individuale në Kosovë dhe jashtë saj dhe ka 12 ekspozita kolektive. Ka 3 shpërblime për pikturë në Kosovë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.