← Shfleto

Binak Maxharraj

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi më 1945 në Vrellë të Istogut(Burinit). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Ekonomiken) në Gjakovë. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1968. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Zagrebit, ku edhe magjistroi në shtator të vitit 1973 me temën:”ZHVILLIMI EKONOMIK I KSA TË KOSOVËS”(kr). Mr. Binak Maxharri doktoroi në të njëjtin fakultet në Zagreb në shkurt të vitit 1986 me temën:”AKTIVITETI EKONOMIK I POPULLSISË SË KOSOVËS”(kr). Dr. Binak Maxharraj së pari punoi si gazetar për çështje ekonomike në Radio Prishtinë, në Sekretariatin Krahinor të Financave. Prej aty shkoi asistent i lëndës Ekonomia Politike I në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës, mandej ligjërues i demografisë Ekonomike në këtë fakultet ku arriti deri te prof. inordinar i kësaj lënde. Ka të botuara 65 punime shkencore, 3 libra dhe ka marrë pjesë në 20 projekte. Ka qenë prodekan i Fakultetit Ekonomik të Prishtinës. Jeton jashtë Kosove.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.