← Shfleto

Binak Kastrati

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi me 1938 në Dobërdol të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Pejë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Beograd më 1964. Specializimin e kreu në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb. Studimet pasuniversitare i filloi në Beograd, kurse doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në nëntor të vitit 1985 me temën: ”GESTOZAT E HERSHME NË KOSOVË NGA ASPEKTI I FAKTORIT ETIOLOGJIK DHE I NDËRRIMEVE PATOFIZIOLOGJIKE TË GRATË SHTATËZËNA DHE NË TË POSALINDURIT”. Dr. Binak Kastrati së pari punoi si mjek në Pejë, më 1975 kaloi me punë në Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës në Repartin e Gjinakologjisë të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës, ku arriti deri te prof.inordinar i Gjinekologjisë në këtë fakultet, ka qenë prodekan i këti fakulteti dhe ka të botuara 24 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.