← Shfleto

Bilbil Meçaj

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në shtator të vitit 1935 në Kuç të Vlorës. Mësimet e para i mori në vendlindje, kurse Teknikumin në Tiranë. Studimet e larta i filloi në Universitetin Lomonosov të Moskës dhe i përfundoi në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës më 1964. Po në këtë fakultet edhe u doktorua më 1986(1994) me temën:” DEPOZITIMET E BURDIGALIANIT DHE KUSHTET E FORMIMIT TË TYRE NË ZONAT PERSPEKTIVE PËR NAFTË E GAZ NË SHQIPËRINË JUG – PERENDIMORE (ALBANIDET E JASHTME)”. Dr. Bilbil Meçaj së pari punoi si teknik në Minierën e Selenicës. Si gjeolog-petrograf në Laboratorin Qendror të Naftës e të Gazit të Fierit. Më 1989 e mori titullin “ Bashkëpunëtor i vjetër shkencor” e më vonë”Drejtues kërkimesh”. Ka bërë analiza e studime të naftës. Rezultatet i ka paraqitur në 58 studime litolopetro grafike, ka 14 referate dhe pjesëmarrje në simpoziume, dhe 42 artikuj shkencor. Është dekoruar me “Medalje Pune”, “Urdhër Pune” të kl. II. dhe me “Çmimin e Republikës” shkalla e III-të.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.