Betim Muço
Doktor i shkencave të natyrës – fizikës
Lindi në janar të vitit 1947 në Tiranë. Shkollën fillore, të mesmen dhe FSHN – Dega e Fizikës i kreu në Tiranë më 1971. Më 1993 mbrojti disertacionin e shkallës së dytë me titull: ”VEÇORI TË TËRMETEVE TË SHQIPËRISË DHE ROLI I UJRAVE NËNTOKËSOR NË GJENERIMIN E TYRE”. Dr. Betim Muço së pari ishte mësimdhënës në Shkollën e Mesme të Fushë Krujës, dhe zëvendësdrejtori i kësaj shkolle. Punoi në Qendrën Sizmologjike të Tiranës, drejtor i Institutit Sizmologjik të Tiranës. Në vitin 1982 mori gradën”Kandidat i shkencave”, kurse më 1994 mori titullin “Drejtues kërkimesh”. Ka marrë pjesë në punime sizmike dhe në Hartën Neotektonike të Shqipërisë. Ka të botuar 8 artikuj shkencorë. I mori këto dekorata: “Medalje Pune”, Urdhrin “N.Frashëri” të kl. III dhe të kl. II.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.