Besnik Ostrosi
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi në korrik të vitit 1936 në Tiranë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave i kreu në Tiranë më 1959. Po në këtë fakultet e mbrojti pjesën e parë të doktoratës e më 1991 ka mbrojtur disertacionin me temën: ” PROBLEME TË ZBULIMIT DHE VLERËSIMIT INDUSTRIAL TË VENDBURIMEVE TË KROMIT NË VENDIN TONË DHE FAKTORËT KRYESORË QË NDIKOJNË NË RRITJEN E EFEKTIVITETIT TË TIJ” Dr. Besnik Ostrosi së pari punoi si pedagog dhe zëvendës shefi i Sektorit shkencor të Fakultetit të Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës. Ka qenë përgjegjës i Katedrës dhe drejtor i Departamentit të Gjeologjisë së Zbatuar. Më 1994 mori titullin “Mjeshtër kërkimesh”. Dr. Besnik Ostrosi ka ligjëruar edhe në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë të Mitrovicës. Është autor e bashkautor i 16 teksteve universitare, i 5 monografive, i 35 studimeve-projekteve, i 14 artikuj shkencor dhe i 11 kumtesave. Ka qenë kryetar i Shërbimit Gjeologjik të Shqipërisë. Është dekoruar me Urdhrin “N. Frashëri” kl. III.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.