← Shfleto

Besnik Kastrati

Doktor i shkencave teknike – elektroteknikës

Lindi më 1949 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Prishtinë. Fakultetin e Elektroteknikës e kreu në Zagreb më 1974. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Zagreb në tetor të vitit 1978 me temën: ”REZISTUESIT JOINDUKTIV”(kr). Mr. Besnik Kastrati doktoroi në Fakultetin e Elektroteknikës në Prishtinë në dhjetor të vitit 1987 me temën: ”KONTRIBUT NË PROJEKTIMIN E FILTRAVE DIGJITAL ME PËRGJIGJE TË IMPULSAVE”(kr)“. Dr. Besnik Kastrati më 1975 u zgjodh asistent i Teorisë së qarqeve elektrike ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në Fakultetin e Elektroteknikës në Prishtinë. Ka qenë në specializim dhe ka të botuara disa punime shkencore-profesionale. Vdiq në Prishtinë më 1997.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.