← Shfleto

Besnik Fetai

Magjistër i shkencave të ekonomisë

Lindi në shkurt të vitit 1967 në Bogovinë të Tetovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Tetovë. Fakultetin Ekonomik e kreu në Shkup, ku i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në mars të vitit 2000 me temën. ”MARRËDHËNIET NË MES POLITIKËS MONETARE FISKALE DHE ARRITJA E DINAMIKËS SË STABILITETIT EKONOMIK”(ma). Mr. Besnik Fetai është angazhuar si asistent në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.