← Shfleto

Besim Rexhaj

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi në mars të vitit 1960 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe i kreu në Prishtinë më 1987. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filologjisë të Prishtinës, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1993 me temën: ”TIPET E DRAMËS SË SOTME SHQIPE NË KOSOVË 1950 – 1990” Mr. Besim Rexhaj doktorua në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë në qershor të vitit 2006 me temën:”TIPARET E DRAMËS SË SOTME SHQIPE 1948 – 2000”. Dr. Besim Rexhaj sëpari punoi si redaktor në revistën “Fjala” për një kohë të gjatë. Merret me publicistikë, kritikë letrare, ese, studime, është ligjërues i lëndës Historia e dramës dhe Teatri Botëror në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ka të botuara 3 vepra.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.