← Shfleto

Besa Bakalli-Haxhiq

Magjistër e shkencave të historisë

Lindi më 1934 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (gjimnazin) në Prizren. Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë e kreu në Beograd më 1959. ku i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në dhjetor të vitit 1970 me temën: “AKTIVITETI NDËRKOMBËTAR I RINISË POPULLORE TË JUGOSLLAVISË (1945-1948) (sr). Mr. Besa Bakalli është femra e parë shqiptare që magjistroi në Jugosllavi. Punës ia filloi si bashkëpunëtore shkencore në Institutin e Lëvizjes Punëtore Ndërkombëtare në Beograd, kurse më 1972 u zgjodh asistente e lëndës së Historisë në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, Mr. Besa Bakalli-Haxhiq punoi edhe në Arkivin Historik të Komitetit Qëndror të Jugosllavisë në Beograd. Ka të botuara 6 punime shkencore në lëmin e historiografisë, vdiq në Beograd më 1974.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.