Berim Ramosaj
Doktor i shkencave të ekonomisë
Lindi në qershor të vitit 1962 në Carabreg të Deçanit. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Deçan. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1983. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik-Drejtimi i Menaxhmentit në Zagreb, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1985 me temën: ”FUNKCIONI I VETËQEVERISJES NË PUNËN E BASHKUR”(kr). Mr. Berim Ramosaj doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në maj të vitit 1994 me temën: ”ORGANIZIMI I FUNKSIONIT TË QEVERISJES NGA ASPEKTI I PJESËMARRJES SË PUNËTORËVE NË QEVERISJE”. Dr. Berim Ramosaj që nga viti 1984 punon në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës si bashkëpunëtor, ligjërues dhe docent i lëndës Menaxhmenti kurse më 1998 u zgjodh prof. inordinar i lënds së menaxhmentit në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës. Ka të botuara 22 punime shkencore 3 libra universitare dhe ka qenë mbikëqyrës i shumë projekteve të hulumtimeve shkencore në vend dhe jashtë. Ka qenë edhe kryeshef i Ekzekutivit në Kuvendin e Kosovës. Tash është Këshilltar për ekonomi në Zyrën e Presidentit të Kosovës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.