← Shfleto

Beqir Sadikaj

Doktor i shkencave të sociologjisë

Lindi në korrik të vitit 1954 në Studenicë të Istogut (Burimit). Shkollën fillore e kreu në Vrellë, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Istog. Fakultetin Filozofik – Dega Filozofi-Sociologji e kreu në Prishtinë më 1977. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Shkencave Politike të Zagrebit, ku edhe magjistroi në janar të vitit 1986 me temën: ”RAPORTI NË MES STRUKTURËS UDHËHEQËSE DHE VETËQEVERISËSE NË PUNËN E BASHKUAR”(kr). Mr. Beqir Sadikaj doktoroi në Fakultetin Filozofik – Departamenti Filozofi-Sociologji në Prishtinë në maj të vitit 2000 me temën: ”FSHATARËT PUNËTORË NË KOSOVË DERI NË VITIN 1990”. Dr. Beqir Sadikaj së pari punoi si profesor i sociologjisë në Gjimnaz të Istogut, kurse më 1979 u zgjodh asistent i sociologjisë së përgjithshme në Fakultetin Juridik të Prishtinës, ku arriti deri te docent i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka qenë edhe prodekan i Fakultetit Juridik të Prishtinës. Ka të botuara 17 punime shkencore nga lëmi i sociologjisë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.