Beqir Mehmeti
Doktor i shkencave teknike – xehetarisë – gjeologjisë
Lindi në dhjetor të vitit 1939 në Shupkovc të Mitrovicës. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Mitrovicë. Fakultetin e Xehetarisë-Gjeologjisë e kreu në Beograd më 1967. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Drejtimi Mekanika e Shkëmbinjve në Beograd ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1975 me temën: ”KORELACIONI I REZULTATEVE LABORATORIKE TË HULUMTIMIT TË FORTËSISË NË SHTYPJE GJATË NGARKESËS NJËBOSHTORE NË MOSTRAT E MATERIALIT TË RREGULLT DHE TË PARREGULLT”(sr). Mr. Beqir Mehmeti doktoroi në Fakultetin e Xehetarisë-Gjeologjisë në Tuzëll në dhjetor të vitit 1984 me temën:”KONTRIBUT NË DIMENZIONIMIN E SHTYLLAVE TË LARTA SIGURUESE NË PRERJE KATRORE –TËRTHORE NË PËRDORIMIN MBI SHTYLLËN QENDRORE TË MASËS SË XEHES SË BAZENIT TË TREPÇËS”(sr). Dr. Beqir Mehmeti së pari punoi si inxh. i xehetarisë në Mirash e mandej në Minierën e Stantërgut në vende të ndryshme të punës si udhëheqës, më vonë ka qenë bashkëpunëtor dhe ligjërues në SHLT të Mitrovicës si dhe në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë në Mitrovicë së pari si ligjërues i lëndës Teknologjia e materialeve në xehetari ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka 1 tekst për Shkolla të mesme, 3 dispensa dhe shumë projekte të realizuara për minierat e Kosovës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.