Beqir Grajçevci
Magjistër i metodikës së gjuhës amtare
Lindi më 1960 në Hade të Obiliqit. Shkollën fillore kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Tekniken) në Obiliq. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe - e kreu në Prishtinë më 1982. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Kroate - në Zagreb, ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1992 me temën: ”MOTIVI I NXËNËSVE PËR LEXIMIN E TEKSTIT ARTISTIK NË KLASËT E LARTA TË SHKOLLËS FILLORE”(kr). Mr. Beqir Grajçevci në fillim punoi si mësimdhënës i gjuhës shqipe në Vendlindje e Prishtinë. Prej vitit 1994 ishte ligjërues i Metodikës së gjuhës shqipe në SHLP të Prishtinës. Ka të botuara 2 punime profesionale.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.