← Shfleto

Beqir Dobërdolani

Doktor shkencave të bujqësisë

Lindi më 1942 në Korroticë të Epërme të Drenasit. Shkollën fillore e nisi në Korroticë dhe e kreu në Gllogoc. Normalen e kreu në Prishtinë, kurse Fakultetin e Bujqësisë e kreu në Zagreb me 1967. ku i kreu edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Zagreb në nëntor të vitit 1972 me temën: ”KONTRIBUT NË NJOHJEN E KAPACITETIT BIMOR-KIMIK TË BAZËS SË SMONICËS NË KOSOVË”(kr). Mr. Beqir Dobërdolani doktoroi në Fakultetin e Bujqësisë në Shkup në korrik të vitit 1978 me temën: ”NDIKIMI I DOZAVE TË NDRYSHME TË PLEHRAVE MINERALE NË ZHVILLIMIN, REDIMENTIN DHE CILËSINË E PANXHARSHEQERIT NË TOKAT ALUVIALE TË KOSOVËS”(ma). Dr. Beqir Dobërdolani në fillim ka punuar në Gllogoc si shef për Ekonomi, si prof. i SHLB-së në Prishtinë, drejtor i Kombinatit Agroindustrial “Agrakosova” të Prishtinës, ka qenë dekan i Fakultetit të Bujqësisë në Prishtinë (dy mandate). Dr. B. Dobërdolani ka qenë doktor i parë i agronomisë në Kosovë, Ka të botuara 10 punime shkencore. Vdiq në Prishtinë më 1992.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.