← Shfleto

Benedikt Blinishti

Doktor i shkencave juridike

Lindi më 1895 në Stamboll. Shkollën fillore dhe Liceun Frëng i kreu në vendlindje. Studimet e larta për Jurisprudencë i bëri në Universitetin e Vjenës. Aty edhe doktoroi më 1917. Dr. Benedikt Blinishti ishte një personalitet shtetëror i fushës së diplomacisë dhe të drejtësisë. Pas studimeve Dr. Benedikti u kthye në atdhe me disa shokë dhe mori pjesë në Delegacionin Shqiptar të Konferencës së Paqes të Parisit. Me pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, Dr. Blinishti u bë përfaqësues i përhershëm i Shqipërisë. Më vonë (1921) caktohet konsull i përgjithshëm i Shqipërisë në Zvicër. Ka qenë edhe ministër i Drejtësisë e më 1926 u caktua konsull në Bernë ku caktohet drejtor i Drejtorisë Administrative në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Pas përfundimit të Luftës Nacionalçlirimtare e ushtroi profesionin e avokatit në Lezhë. Vdiq më 1966.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.