← Shfleto

Bektesh Bekteshi

Doktor i shkencave të pedagogjisë

Lindi më 1943 në Zhegër të Vitisë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Normalen në Gjilan. Fakultetin Filozofik-Dega e Pedagogjisë, e kreu në Prishtinë më 1969. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik-Dega e Pedagogjisë në Zagreb ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1975 me temën: ”NDËRRIMET NË NGARKESËN E NXËNËSVE TË SHKOLLAVE FILLORE NË KALIMIN PREJ MËSIMIT KLASOR NË LËNDOR”(kr). Mr. Bektesh Bekteshi doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në korrik të vitit 1978 me temën: ” KOMPONENTËT KOHORE DHE PËRMBAJTËSORE TË NGARKESAVE TË NXANËSVE TË SHKOLLAVE FILLORE”. Dr. Bektesh Bekteshi në fillim punoi si mësues në rrethin e Vitisë mandej si prof. në Gjimnazin e Prishtinës e më 1972 zgjidhet asistent në Degën e Pedagogjisë në Fakultetin Filozofik të Prishtinës dhe arriti deri te prof. ordinar i lëndës metodologjia e pedagogjisë në këtë fakultet dhe në SHLP të Gjilanit. Ka të botuara 23 punime shkencore dhe tekste shkollore të fushës së pedagogjisë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.