← Shfleto

Bejtush Zylfiu

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi në mars të vitit 1950 në Kopërnicë të Dardanës. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Gjilan. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në afat në Prishtinë më 1974. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Nishit nga fusha e nefrologjisë, kurse magjistroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në nëntor të vitit 1999 me temën: ”QASJA E APLIKIMIT TË HD AKUTE NË TRAJTIMIN E SINDROMIT UREMIK”. Dr. Bejtush Zylfiu doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 2002 me temën: ”KORELACIONI NDËRMJET ÇRREGULLIMIT TË FUNKSIONIT TË MIOKARDIT DHE SINDROMIT ANEMIK NË UREMI”. Dr. Bejtush Zylfiu ka disa vite që punon në Shërbimin e nefrologjisë dhe atë të Klinikës Interne të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë, njëherit është asistent i Mjekësisë Interne në këtë fakultet. Ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore në Kosovë dhe jashtë saj dhe ka të botuara 7 kumtesa, 27 punime profesionale dhe 20 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.