← Shfleto

Bejtullah Mehmeti

Doktor i shkencave të bujqësisë

Lindi më 1937 në Miratoc të Preshevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Preshevë. Fakultetin e Bujqësisë e kreu në Prishtinë më 1980. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Bujqësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në mars të vitit 1987 me temën: ”NDIKIMI I PJESËRISHËM I NDËRRIMIT TË BËRSIVE TË SOJES ME BËRSI TË KOLZËS NË RRITJEN E VIÇAVE NË PERIUDHËN E THITHJES”(kr). Mr. Bejtullah Mehmeti doktoroi në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës në shtator të vitit 2000 me temën: ”NDIKIMI I CILËSISË SË RACIONIT DITOR, SASISË DHE CILËSISË SË PROTEINEVE NË RRITJEN DHE ZHVILLIMIN E VIÇAVE NË FAZËN E TË USHQYERIT ME QUMËSHT”. Dr. Bejtullah Mehmeti punoi si sekretar për Ekonomi-Sektori i Bujqësisë në Prishtinë. Prej vitit 1981 punon në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës si asistent i Blegtorisë së Përgjithshme, mandej si ligjërues në këtë fakultet. Prej vitit 1999 jeton dhe punon në Nicë të Francës. Ka të botuara 15 punime shkencore dhe 5 punime profesionale.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.