← Shfleto

Bejtullah Bejtullahu

Doktor i shkencave të natyrës biologjisë

Lindi më 1938 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega e Biologjisë - e kreu në Prishtinë më 1964. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Biologjisë të Zagrebit, ku edhe magjisrtroi në vitit 1977 me temën: ” NDOTJA E AMBIENTIT JETËSOR NËN NDIKIMIN E TYMTARËVE NË “TREPÇË” TË MITROVICËS”(kr). Mr. Bejtullah Bejtullahu doktoroi në të njëjtin fakultet në Degën e Biologjisë-Ekologjisë në Zagreb në mars të vitit 1981 me temën: ”NDIKIM I NDOTËSVE NË QENJET E GJALLA NË RAJONIN E KXMK TË PLUMBIT DHE ZINKUT “TREPÇA” NË MITROVICË”(kr) . Dr. B. Bejtullahu fillimisht punoi si prof. i Biologjisë në Gjimnazin e Mitrovicës në Kombinatin “Trepça” në Mitrovicë në Mbrojtjen e Ambientit. Në lëmin e mbrojtjes së ambienti ka të botuara 15 punime shkencor në Kosovë, Stamboll e SHBA. Aktualisht jeton në Mitrovicë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.