← Shfleto

Behxhet Mustafa

Doktor i shkencave të natyrës – biologjisë

Lindi në maj të vitit 1960 në Strofc të Vushtrrisë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje kurse të mesmen (të Mjekësisë) e kreu në Prishtinë. FSHMN-Dega e Biologjisë - e kreu në Prishtinë më 1984. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Biologjisë në Zagreb ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1990 me temën ”STUDIMI MORFOLOGJIKO-ANATOMIK E FIZIOLOGJIK I LLOJIT TË HEDRA HELIX L NË MALET E GËRMISË AFËR PRISHTINËS”(kr). Mr. Behxhet Mustafa doktoroi në FSHMN të Prishtinës në nëntor të vitit 1993 me temën ”HULUMTIMET E VEÇORIVE EKOFIZIOLOGJIKE DHE ANATOMIKE TË LLOJEVE ENDEMIKE: POLYGALA DAFLERI HAY..., DENISTA HASSCERTIANU DALD DHE CUPHABIA GLOBRI-FLORAVIS NË RRAFSHIN E DUKAGJINIT KOSOVË”. Dr. Behxhet Mustafa më 1984 u zgjodh asistent i fitoekologjisë në Degën e Biologjisë të FSHMN në Prishtinë, ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka të botuara 36 punime shkencore, 2 tekste universitare, Ka marrë pjesë në disa simpoziume për lëmin e fitoekologjisë me kumtesa në vend dhe jashtë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.