Behxhet Brajshori
Magjistër i shkencave të ekonomisë
Lindi në gusht të vitit 1958 në Sharban të Prishtinës. Shkollën fillore e nisi në Siçevë dhe e kreu në Llukar, kurse shkollën Teknike e kreu në Prishtinë. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1982, ku diplomoi i pari i gjeneratës së tij. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet dhe magjistroi në qershor të vitit 1990 me temën: ”POLITIKA INVESTIVE NË KSA TË KOSOVËS DHE NDIKIMI I SAJ NË KRIJIMIN E STRUKTURËS EKONOMIKE TË KRAHINËS”. Mr. Behxhet Brajshori ishte edhe magjistri i parë në brezi e vet. Në fillim punoi si ekonomist në KNI “R. Sadiku” të Prishtinës, mandej në Entin për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik të Kosovës si bashkëpuntor i lartë për energji dhe metale me ngjyra, në Departamentin e Shërbimeve Publike, kurse aktualisht punon në Institutin Ekonomik si hulumtues i pavarur shkencor. Ka të botuara 5 punime profesionale, 2 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.