Beg Canaj
Doktor i shkencave të gjeologjisë – gjeolog
Lindi në nëntor të vitit 1939 në Velçë të Vlorës. Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmet në Vlorë. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1963. Po në këtë fakultet edhe doktoroi në vitin 1989 me temën:” MBI STILIN TEKNIK TË RAJONIT BALSHGARISHTAMANTIA DHE PERSPEKTIVA E MËTEJSHME NAFTËGAZMBAJTËJËS PËR OBJEKTIN GËLQERORËVE”. Dr. Beg Canaj së pari punoi si inxh. gjeolog në Ndërmarrjen e Shpim - Kërkimit në Patos, në Institutin e Naftës e të Gazit në Fier, të Ndërmarrjes së Shpimit në Vlorë. Më 1995 mori titullin “ Mjeshtër kërkimesh”. Rezultatet e studimit i paraqiti në raporte të botuara në 7 artikuj shkencorë. Është dekoruar me “Medalje Pune” dhe me “ Urdhërin për punë të shquar në minieragjeologji”.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.