← Shfleto

Bedri Zahiti

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi në korrik të vitit 1950 në Kçiq të Madh të Mitrovicës. Shkollën fillore e kreu në Skenderaj kurse të mesmen (Gjimnazin) në Mitrovicë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1975. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Beogradit, kurse magjistroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në shtator të vitit 1997 me temën: ”MUNDËSIA E VLERËSIMIT ELEKTROKARDIOGRAFIK TË MADHËSISË SË INFARKTIT AKUT TË MIOKARDIT” Mr. Bedri Zahiti doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në gusht të vitit 1999 me temën: ”SËMUNDJE E SHURDHËT ISKEMIKE E ZEMRËS, NDIHMAT DHE VËSHTIRËSITË E VERIFIKIMIT TË SAJ”. Dr. Bedri Zahiti punoi si mjek në Shtëpinë e Shëndetit në Vushtrri, ishte edhe drejtor i saj. Pas një kohe kaloi në Klinikën Interne të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës. Tash është ligjërues i Mjekësisë Interne në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Ka të botuara disa punime në vend dhe jashtë vendi.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.