Bedri Selmani
Doktor i shkencave të ekonomisë
Lindi në korrik të vitit 1960 në Dumnicë të Poshtme të Podujevës (Besianë). Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Podujevë. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1983. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Zagrebit, ku edhe magjistroi në maj të vitit 1986 me temën: ”KSA E KOSOVËS NË STRATEGJINË E JUGOSLLAVISË DUKE U KYÇUR NË NDARJEN BOTËRORE TË PUNËS”(kr). Mr. Bedri Selmani doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në nëntor të vitit 2003 me temën:”ASPEKTI KOMPARATIV I EKONOMISË SË VENDEVE NË TRANSICION DHE INKUADRIMI NË EKONOMINË BOTËRORE”. Dr. Bedri Selmani ia nisi punës së pari si mësimdhënës i lëndëve ekonomike në Shkollën Ekonomike të Podujevës. Më 1986 formoi një ndërmarrje private në diasporë. Më vonë u kthye në vendlindje si biznesmen i suksesshëm. Ka të botuara 7 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.