← Shfleto

Bedri Peci

Doktor i shkencave juridike

Lindi në mars të vitit 1971 në Rahovë të Mitrovicës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Mitrovicë. Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1994 me sukses të shkëlqyer si “Student i dalluar”. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 2000 me temën: ”TATIMET DHE SISTEMI TATIMOR ME VËSHTRIM TË VEÇANTË NË KOSOVË”. Mr. Bedri Peci në Fakultetin e Shkencave Ekonomike në Grac me mentor nga Prishtina e Graci doktoroi në korrik të vitit 2004 me temën: ”BUXHETI I KOSOVËS NË FAZËN E TRANZICIONIT” (gj). Dr. Bedri Peci specializoi për ekonomi dhe financa. Më 1997 u zgjodh asistent për lëndën Financat dhe E drejta Financiare në Fakultetin Juridik të Prishtinës, edhe tash i ligjëron këto lëndë. Ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore në vend dhe jashtë. Ka të botuara 9 punime shkencore dhe temën e magjistraturës dhe disertacionin.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.