Bedri Kamberi
Doktor i shkencavetë natyrës – kimisë
Lindi më 1937 në Nekolec të Prespës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) në Shkup. Fakultetin Filozofik-Dega e Kimisë e kreu në Prishtinë më 1964. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN të Beogradit, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1970 me temën: ”PËRFITIMI DHE STEREOKIMIA E BASHKËDYZIMEVE KOMPLEKSE TË COBALTIT TROVALENT ME L-ARGININI DHE L-HISTIDINI”(sr). Mr. Bedri Kamberi doktoroi në të njëjtin fakultet në Beograd në qershor të vitit 1996 me temën: ”PËRFITIMI DHE STEREOKIMIA E KOMPONENTEVE KOORDINATIVE TË COBALTIT TROVALENT ME DISA LIGANDE AMINO-ACIDESH BIDENTANTE DHE TRIDENTANTE”(sr). Dr. Bedri Kamberi së pari punoi si mësues, si prof. i kimisë në Qendrën Teknike të Prishtinës e më 1965 u zgjodh asistent i kimisë në Degën e Kimisë të Fakultetit Filozofik të Prishtinës. Aty arriti deri te prof.ordinar i Kursit të Lartë të Kimisë inorganike në FSHMN të Prishtinës. Ka të botuara disa punime shkencore dhe tekste të kimisë për shkolla fillore, të mesme dhe universitare.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.