Bazri Neziri
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1942 në Pocest. Mësimet e para i mori në vendlindje, arsimin e mesëm e kreu në Dibër e Tiranë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu më 1963. Specializimin për okulist e kreu në Tiranë (1970). Doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Tiranës në vitin 1983 me temën: “ REZULTATET E MJEKIMIT KIRURGJIK TË KATARAKTIT” . E mori gradën “Doktor i shkencave Mjekësore”. Dr. Bazri Neziri është mjek i njohur dhe me emër në gjithë vendin në rrethet shkencore. I kreu këto detyra: Pedagog në Fakultetin e Mjekësisë të Tiranës (1963-1973), dhe (1992-1999). Okulist në Spitalin e Peshkopisë, Ass. Prof. Dr. në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës. Dr. B. Neziri di 4 gjuhë botërore. Është autor i shumë teksteve universitare dhe ka botuar qindra artikuj shkencorë në shtypin e përditshëm dhe në periodikun e vendit.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.