← Shfleto

Basri Çapriqi

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi më 1960 në Kryth të Ulqinit. Shkollën fillore e kreu në Katërkollë, kurse shkollën e mesme në Ulqin. Fakultetin Filozifik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë më 1983. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet ku edhe magjistroi në Prishtinë në dhjetor të vitit 1987 me temën: ”FORMAT AKUSTIKE TË TEKSTIT LETRAR NË POEZINË E SOTME SHQIPE” Mr. Basri Çapriqi doktoroi në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë në dhjetor të vitit 2004 me temën:” SIMBOLI NË POEZINË E SOTME SHQIP”. Dr. Basri Çapriqi së pari u zgjodh asistent i Letërsisë së sotme Shqipe në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës, ku më vonë u zgjodh ligjërues në këtë fakultet. Ka qenë redaktor i “Zërit” dhe “Fjalës”, është anëtarë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i Qëndrës PEN-it anglez. Ky filloi të botonte poezi që nga viti 1976. Ka të botuara 5 vepra. Punon në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.