Bashkim Shehu
Magjistër i artit – muzikës
Lindi më 1952 në Pejë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (të Muzikës) në Prishtinë. Akademinë e Muzikës – Degën e Komponimit e kreu në Sarajevë që e specializoi në Paris më 1977. Studimet pasuniversitare i bëri në Akademinë e Muzikës në Sarajevë, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1981 me temën:”KOMPOZIMI” (sr). Mr. Bashkim Shehu së pari filloi të punonte si ligjërues i lëndës Leximi i partiturave në Akademinë e Arteve - Dega e Muzikës në Prishtinë. Mr. B. Shehu është një ndër kompozitorët më të frytshëm të Kosovës. Ka komponime të niveleve të ndryshme. Tash është prof. ordinar i Leximit të partiturave në Fakultetin e Arteve-Dega e Muzikës e Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.