← Shfleto

Bashkim Lleshi

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në dhjetor të vitit 1945 në Zogaj të Dibrës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Dibër. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave në Tiranë më 1969. Po në këtë fakultet ka doktoruar më 1983 me temën: ”NDËRTIMI GJEOLOGJIK DHE PERSPEKTIVA E METALEVE TË DOBISHME TË MASIVIT ULTRABAZIK TË LURËS”. Dr. Bashkim Lleshi së pari punoi si inxhinier gjeolog dhe kryegjeolog në Ndërmarrjen Gjeologjike të Bulqizës dhe përgjegjës i Seksionit të Industrisë në Komitetin Ekzekutiv të rrethit të Peshkopisë, drejtor i Ndërmarrjes Gjeologjike të Tiranës, drejtor i Albakromit. Ka bërë studime për metalet e dobishme në shkallë shteti. Studimet i paraqiti në 15 referate, ka edhe 10 artikuj shkencorë të botuar. Ka marrë pjesë në simpoziume kombëtare e ndërkombëtare. Është dekoruar me “Medalje Pune” dhe “Urdhër për punë të shquar në miniera-gjeologji” kl. II.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.