← Shfleto

Bashkim Korrenica

Doktor i shkencave të bujqësisë(vreshtari – vertari)

Lindi më 1938 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje, Fakultetin e Bujqësisë e kreu në Sarajevë më 1961. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Bujqësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1981 me temën: ”NDIKIMI I KRASITJES SË GJELBËRT NË REDIMENTET E CILËSISË TË RRUSHIT MUSKAT, HAMBURG DHE MBRETËRESHËS SË VRESHTRAVE”(kr). Mr. Agim Korrenica doktoroi në Universitetin e Tetovës në dhjetor të vitit 1998 me temën: ”NDIKIMI I NËNSHARTESAVE AMERIKANE NË ZHVILLIMIN DHE FRYTËDHËNJEVE TË VARIATETIT RIZLINGUT ITALJAN”. Dr. Bashkim Korrenica së pari punoi në KB “Ereniku” Gjakovë, në Ndërmarrjen e Përpunimit të Duhanit po aty, në Sekretariatin Krahinor të Bujqësisë, Pylltari dhe Hidroekonomi të Kosovës. Specializoi në Francë, mandej kaloi në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës ligjërues i lëndëve Vreshtaria me ampelografi dhe i Vreshtarisë së përgjithshme. Ka të botuara 16 punime shkencore profesionale.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.