Bashkim Kastrati
Magjistër i shkencave inxhinierike – farmaceutike
Lindi në maj të vitit 1952 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Farmacisë e kreu në Zagreb më 1977. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë Farmaceutike në Zagreb, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1984 me temën: ”PARAMETRAT E BRONHOREAKTIVITETIT TEK EKSPOZIMI I DISA IRRITANSAVE SO2, SO3”(kr). Mr. Bashkim Kastrati punoi në Barnatoren e bashkuar të Kosovës-shef i shitjes në “Farmed”, drejtor i tregut jugosllav për “Pliven” e më në fund në “Farmakos” të Prizrenit. Ka të botuara 160 punime profesionale dhe 9 shkencore. Aktualisht është ligjërues i lëndës kimia Toksikologjike në Degën e Farmacisë të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.