← Shfleto

Bashkim Kabashi

Doktor i shkencave të bujqësisë

Lindi më 1937 në Kukës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Prizren. Fakultetin e Bujqësisë e kreu në Novi Sad më 1962. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në tetor të vitit 1973 me temën: ”PERSPEKTIVA E PRODHIMEVE BUJQËSORE NË KUSHTËT E UJITJES NË METOHI”(sr). Mr. Bashkim Kabashi doktoroi në Fakultetin e Bujqësisë në Shkup në shtator të vitit 1979 me temën: ”NDIKIMI I LAGËSHTISË SË TOKËS DHE I LAGËSHTISË SË RRITUR RELATIVE TË AJRIT NË TRANSPIRACIONIN, EVAPOTRANSPIRACIONIN DHE RENDIMENTET E MISRIT NË METOHI(DUKAGJIN)”(ma). Dr. Bashkim Kabashi në fillim punoi në KBI “Progres Export” të Prizrenit, në Institutin Bioteknik të Pejës, në SHLP të Prishtinës, si ligjërues i ujitjeve të kulturave Bujqësore dhe i Kopshtarisë, në KBI “Agrokosova” të Prishtinës, në Hidrosistemin”Ibër-Lepenc” dhe së fundmi në Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë si prof. ordinar i lëndëve Meliorimi, Bazat e Gjeodezisë dhe Ujitja. Ka qenë edhe dekan i këtij fakulteti. Ka të botuara 50 punime shkencore si autor-koautor, 2 libra profesionalë, 2 dispensa dhe 1 tekst universitar.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.