Bashkim Çela
Doktor i shekncave të gjeologjisë – inxh. shpimi
Lindi në prill të vitit 1952 në Tiranë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave i kreu në Tiranë më 1975. Po në këtë fakultet edhe u doktorua në vitin 1988 me temën: ” SISTEME TË MARRJES, GRUMBULLIMIT DHE PËRPUNIMIT TË INFORMACIONEVE TË SHPIMIT”. Dr. Bashkim Çela së pari punoi si inxh. shpimi në Hidrocentralin e Fierzës, mandej pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës, ku ishte edhe zv/dekani në këtë fakultet, shef Katedre të Shpimit dhe dekan i këtij fakultetit. Dr. B.Çela ka të botuar 21 punim shkencor të lidhur me shpimet.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.